Mohamed Salah ka zbuluar gjënë e parë që ia ka thënë Jose Mourinhos pas rikthimit të tij në Premierligë, ku iu bashkua Liverpoolit.
Ylli egjiptian kishte nënshkruar për Chelsean në vitin 2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho, para se të dërgohej dy herë në huazim në Itali te Fiorentina dhe Roma.
Salah pastaj kompletoi transferimin te Roma, për t’u rikthyer në Angli te Liverpool, ku po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Për formën e mirë të Liverpool, ai është përgëzuar edhe nga Jose Mourinho, i cili pak ditë më parë ka thënë se ai nuk vendosi për largimin e Salah nga Chelsea.
“E kam takuar atë dy herë, në Anfield (Liverpool – Manchester United) dhe në ndeshjen tjetër në Mançester”, ka deklaruar Salah, shkruan Lajmi.net.
“Ai më tha mua se ishte i lumtur me atë që po bëja. Unë e falënderova. Nuk folëm shumë, unë vetëm e përshëndeta dhe ai më foli duke thënë se është i lumtur për mua”.

Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima
Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë...