Barcelona është duke provuar të transferojë yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, ndërsa vet lojtari është i hapur për këtë kalim, sipas shokut të ngushtë të Ronald Koeman-it, Sjaak Swart.
Koeman është duke provuar të rindërtojë skuadrën katalunase dhe këtë e ka dëshmuar duke larguar lojtarët, si Ivan Rakitic, Luis Suarez dhe Arturo Vidal, këta dy të fundit janë afër largimit, transmeton portali arbresh.info.
Në listën e transferimeve të Koeman-it ndodhet edhe egjiptiani, i cili gjithashtu është i interesuar për të luajtur në “Camp Nou”.

Këtë e ka zbuluar miku i ngushtë i Koeman-it, por nuk ka dhënë shumë detaje.
“E di që Koeman e do Salah dhe e di që lojtari dëshiron të transferohet”.
“Nuk mund të flas për detajet e tjera, por me besoni që e di”, deklaroi ai.
Koeman gjithashtu ia ka bërë me dije klubit blaugranas të transferojë edhe dyshen holandeze Gini Wijnaldum dhe Memphis Depay, me këtë të fundit ka arritur marrëveshje./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve