Viti 2018 do të mbahet mend si viti i Luka Modric.
Mesfushori kroat i Real Madrid, ka arritur të fitojë Topin e Artë, për t’i dhënë fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
33 vjeçari, ka marrë votat e pjesës më të madhe të gazetarëve votues nga 181 vende, për të fituar trofeun më të madh individual në karrierë.
Pas këtij çmimi, Modric derisa po fliste për emocionet e përjetuara për France Football, ka zbuluar se kur ka filluar të mendojë se mund ta arrijë këtë sukses, përcjell lajmi.net.
Modric ka thënë se ishte ish trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ndër të parët që i kishte thënë se mund ta fitonte Topin e Artë. E gjitha kjo ka ndodhur në vitin 2016.
“Kur Zinedine Zidane arriti në Real si trajner (janar 2016), ai një ditë më thirri në zyrën e tij pas stërvitjeve”, deklaron Modric.
“Ai më shpjegoi se si më perceptoi mua si një lojtar, e po ashtu më tregoi se çfarë priste nga unë. Ai më tha se unë do të jem një lojtar shumë i rëndësishëm për të. Ai gjithashtu më pa si një lojtar i cili në të ardhmen mund të fitojë Topin e Artë”, ka shtuar Modric.
“Kur dikush si Zidane, me personalitetin dhe përvojën që ka e thotë këtë, atëherë kjo gjë ju rrit në aspektin e besimit”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot