“Modric dëshiron të largohet nga Real Madrid, por më parë duhet të dëgjojë atë që klubi ka për t’i thënë”.
Është ky njoftimi i publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive, “AS”, që raporton atë që kroati i ka komunikuar përfaqësuesve të tij.
“Pozicioni i Modric nuk është i prerë radikalisht, sikurse ishte Cristiano Ronaldo, apo si në rastin aktual të kroatit tjetër, Kovacic. Luka është shumë i tunduar nga oferta ekonomike e Inter.
Klubi italian i ofron 10 milionë euro në sezon për 4 vite, një rritje me 65%. Për më tepër ekziston edhe një tjetër propozim që tërheq edhe më shumë Modric.
Suning i ka propozuar edhe dy vite të tjera kontratë te Jangsu, në Kinë. Kështu, Modric do ta mbyllte karrierën e tij në moshën 38-vjeçare me 60 milionë euro neto të arkëtuara”, citohet e përditshmja madrilène “AS”.
“Kjo ofertë ka joshur Modric, por afeksioni që ka për Real Madrid bën që pozicionimi i tij të mos jetë radikal. Kroati dëshiron të komunikojë me klubin dhe me trajnerin, pas rikthimit nga SHBA. Nëse Real do të barazonte ofertën e Inter, atëherë ai do të vazhdojë në Madrid, edhe për mirënjohje dhe për respekt ndaj tifozerisë.
Real e ka deklaruar të pashitshëm, ndaj e vetmja mënyrë largimi është që Modric të dalë publikisht dhe të kërkojë transferimin.
Është 32 vjeç dhe kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe në jetë. Një vlerësim ky që peshon po aq sa dhe afeksioni i tij për Real”, vijon “AS”
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit