Luka Modric beson se Antoine Griezmann është lojtari francez që e meriton më së shumti të fitoj Topin e Artë, para Kylian Mbappes dhe Raphael Varanes.
Modric është duke u konsideruar nga shumë si favorit për çmimin, i cili do të dhurohet më 3 dhjetor, dhe besohet se do të thyej më në fund duopolin e superyjeve të Juves dhe Barcelonës – Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
“Do ta zgjedhja Antoine Griezmannin në pozitën më të mirë sa i përket tre francezeve për të gjitha që kanë arritur këtë vit”, ka thënë ai për ‘France Football’.
Pavarësisht kësaj, Modric beson se Mbappe mund të bëhet gjithnjë e më i mirë derisa po zhvillohet si një yll i talentuar.
“Mbappe? Ai është një talent i jashtëzakonshëm, një premtim i madh për të ardhmen por që tashmë ka shfaqur një nivel të mrekullueshëm. Ai është vërtetë i veçantë”, ka shtuar ai.
Varane sigurisht që ka qenë një lojtar që i ka ndihmuar Real Madridit drejt triumfit në Ligë të Kampionëve si dhe ka pasur një rëndësishme të madhe te skuadra e Dider Deschamps që mori trofeun e madh në Rusi./arbresh.info/
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...