Një ditë më shumë, një stërvitje më pak – Kroos dhe Modric kanë gjithnjë e më pak gjasa për t’u paraqitur kundër PSG-së.
Te Los Blancos shpresonin që të premten Luka Modric dhe Toni Kroos të stërviteshin në fushë, por dy lojtarët edhe të shtunën kanë vazhduar me procesin e rikuperimit brenda në qendrën stërvitore në Valdebebas, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.
Ka kaluar një tjetër ditë dhe nuk ka shenja përmirësimi për Lukan dhe Tonin, kur kanë mbetur tre ditë me atë të sotshme, para ndeshjes së kthimit në Champions League me Paris Saint Germainin.
Misioni duket pothuajse i pamundur: të dielën pritet të stërviten në Valdebebas, kurse të hënën në Parc des Princes, por nuk është kohë e mjaftueshme që ata të jenë gati për PSG-në.
Marca raporton se Modrici mund të ia dal të paktën të jetë në stol, ndërsa për Kroosin mund të konsiderohet ‘mision i pamundur’.
Edhe Zinedine Zidane në konferencë për media deklaroi se nuk do të rrezikojë me asnjë lojtarë, teksa nuk deshi të tregojë nëse Kroos dhe Modric do të jenë gati të martën. /Gazeta Express/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër