Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), po vazhdon me nënshkrimin e memorandumeve me federatat e sportit të Kosovës.
Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin e vendit, ministri Kujtim Gashi ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me Federatën e Volejbollit të Kosovës, Federatën e Karatesë të Kosovës, Federatën e Kickboksit të Kosovës, Federatën e Auto Sporteve të Kosovës dhe Federatën e Mundjes të Kosovës.
Federata e Karatesë u mbështetë financiarisht me 116 mijë e 803 euro për të cilën nënshkroi kryetari Ismet Krasniqi. Me 212 mijë e 842 euro u mbështet Federata e Volejbollit dhe për këtë federatë memorandumin e nënshkroi kryetari Abedin Ibrahimi. Për Federatën e Kickboksit memorandumin për mbështetje financiare në vlerën e 35 mijë e 420 eurove e nënshkroi kryetari i federatës Fatmir Makolli. Federata e Auto Sporteve u mbështet me 37 mijë e 950 euro dhe për të nënshkroi kryetari i federatës Ismet Rexhepi. Ndërkaq për Federatën e Mundjes nënshkroi kryetari i federatës Naim Muja dhe u mbështet me mbi 46 mijë euro.
Ministri Gashi tha se me këto memorandume krijohen lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e federatave e përgëzuan ministrin Gashi për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave dhe e sportit në përgjithësi.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...