Henrikh Mkhitaryan pritet të debutoj në ndeshjen e sotme (e martë) te Arsenali.
Mkhitaryan mund të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e sotme të “Topçinjve” kundër Swansea Cityt që zhvillohet në kuadër të xhiros së 25-të në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka lënë të kuptohet se reprezentuesi armen mund të luaj kundër Swanseas pasi klubi londinez ka zgjedhur imazhin e tij për të promovuar ndeshjen.
It's MATCHDAY #SCFCvAFC pic.twitter.com/afk2rPJhWT
— Arsenal (@Arsenal) January 30, 2018
Mkhitaryan ishte në formë impresive në stërvitjen e djeshme dhe pritet të bëjë debutimin e tij për “Topçinjtë” në Liberty.
29-vjeçari është transferuar nga Arsenali brenda kësaj merkato të transferimeve si pjesë e marrëveshjes që i siguroi Alexis Sanchezit kalimin në Manchester United./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...