Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjes me Zvicrën, ku u detyrua të largohej në pjesën e dytë. Për shkak të këtij problemi, mbrojtësi i Napolit nuk u paraqit fare në sfidën e radhës kundër Suedisë.
Mjeku i Napolit, Raffaele Canonico, foli për gjendjen e Rrahmanit në një intervistë për Radio CRC, duke sqaruar natyrën e dëmtimit dhe kohën e pritshme të rikuperimit.
“Ai pësoi një dëmtim të lehtë: një këputje të vogël të muskulit të kofshës. Ka filluar tashmë procesin e rehabilitimit. Lëndimet muskulore zakonisht kanë një prognozë prej 2 deri në 10-12 javë dhe varen nga faktorë të ndryshëm. Në rastin e tij bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, kështu që mendoj se do të humbasë vetëm disa ndeshje”, deklaroi Canonico.
Sa i përket rikthimit në fushë, mjeku i Napolit deklaroi që synimi është të kthehet kundër Pizzas, por do t’i humb ndeshjet me Fiorentinën dhe Man Cityn në Ligën e Kampionëve.
“Pisa? Mund të jetë i disponueshëm, duke marrë parasysh se pas asaj ndeshjeje ka edhe një javë përpara se të bashkohet me Milanin. Pas rikuperimit klinik, duhet të përfundojë rikuperimin atletik dhe të integrohet përsëri me grupin”, përfundoi mjeku i Napolit./Telegrafi
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...