Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa para pak minutash ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Dritës në Superkupën e Kosovës.
Trajneri shqiptar e ka vlerësuar lart kundërshtarin, por ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’ia bëjë sefte stadiumit të ri me fitore para publikut vendës.
“Për skuadrën tonë ka shumë rëndësi rikthimi në këtë stadium. Ka shumë kohë që e kemi pritur këtë. Jam edhe shumë i emocionuar që në këtë stadium luhet me emrin e të ndjerit, legjendës ‘Fadil Vokrri’. Ka rëndësi edhe loja, pasi luhet për një trofe”, deklaroi Josa.
“Do të mundohemi edhe ne edhe Drita për të fituar. Për ne është me rëndësi se do ta kemi fushën. Uroj të kemi pozitivistet në ndeshje. Të dyja skuadrat kanë qenë vazhdimisht në përgatitje pasi luajtën në Evropë. Mua më intereson që skuadra nga ndeshja në ndeshje mos të tregojë ulje-ngritje. Ne do t’i japim rëndësi të veçantë ndeshjes, duke u mësuar tash në terrenin e ri. ”
Drita ka një skuadër që ka treguar se çfarë është, nuk ka dalë pa arsye kampion i Kosovës. Por, për mua do të jetë një ndeshje përsëri testuese sa i përket vazhdimësisë”, shtoi ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit