Minnesota Timberwolves vazhdon formën e mirë në NBA, gjatë mëngjesit të sotëm me kohën tonë lokale mposhtën La Lakers me rezultat të ngushtë 108-106.
Kjo ishte fitorja e 24-të këtë sezonë për ta teksa prijnë në tabelën e NBA, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar për Timberwolves ishte Edwards me 31 pikë, teksa për Lakers, Davis luajti me 33 pikë 17 kërcime e tetë asistime.
Fitore arriti edhe Dallas Mavericks ndaj Golden State Warriors me rezultat 132-122.
Performancë të shkëlqyer për Dallasin bëri slloveni Luka Doncic, që luajti me shifrat 39 pikë tetë kërcime e 10 asistime.
Ndërsa për GSW më i miri ishte Curry me 25 pikë ku shtoi edhe shtatë asistime e dy kërcime./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron