Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë një datë për rikthimin në fushat e blerta.
Kategoria Superiore e Shqipërisë vazhdon të jetë e suspenduar, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.
Nuk ka akoma ndonjë datë për rikthimin e ndeshjeve, madje ka zëra që thonë se kampionati mund të mos rifillojë.
Megjithatë, ministrja e shëndetësisë në Shqipëri, Orgesta Manastirliu, ka thënë se stërvitjet mund të rifillojnë pas 18 majit.
“Në vijim të planit, prej datës 18 maj nis procesi mësimor dhe provimet e maturës shtetërore, hapen baret dhe restorantet vetëm me ambiente të jashtme, shtohen fluturimet nga jashtë, hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, lejohen stërvitjet në ambiente të hapura, ndalohen aktivitetet sportive dhe kulturore”, ishin fjalët e Manastirliut, përcjell lajmi.net.
“Më 1 qershor po planifikohet hapja e çerdheve publike dhe private me standarde higjieno sanitare të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim”, u shpreh tutje ministrja e shëndetësisë në Shqipëri.
Sigurisht, edhe pas 18 majit, në stërvitjet e para pritet që seancat stërvitore të jenë vetëm individuale.
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...