Red Bull Leipzig është klubi i radhës që i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që e duan Milot Rashicën
Milot Rashica është dhe do të jetë një ndër emrat më të përmendur në afatin kalimtar të verës në kampionatin gjerman.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’ është shtylla e skuadrës së Werder Bremen, por dëshiron të ndërrojë skuadër.
Menaxheri i tij, Altin Lala, ka folur disa herë për largimin e tij, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër klub, përveç atyre në Angli dhe Itali.
Red Bull Leipzig tani i kërkon shërbime e sulmuesit 23 vjeçar, pas Dortmundit dhe Aston Villës që janë dy skuadrat për të cilat raportohet se e duan më së shumti Rashicën.
Miloti e njeh shumë mirë Bundesligën, andaj nuk përjashtohet mundësia që të ndërrojë skuadër, por jo edhe ligë. /Gazeta Express/
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...