Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica ka kontribuar me asistim në fitoren e Besiktasit në Kupën e Turqisë.
Besiktasi i drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer mori një fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Antalyasporit.
Rashica u fut në lojë në pjesën e dytë më saktësisht në minutën e 76-të duke asistuar tek goli i fitores i realizuar nga Rafa Silva.
Deri në këtë fazë të sezonit Rashica ka shënuar katër gola në të gjitha garat për gjigantin turk, teksa ka edhe nëntë asistime.
Kjo fitore ka bërë që Besiktasi të avancojë në ‘play-off’ të Kupës së Turqisë, pasi u rendit e para në Grupin D me nëntë pikë të grumbulluara.
Besiktasi tashmë do të kthejë fokusin tek kampionati, ku gjatë vikendit do të jetë nikoqir i Kayserispor në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit turk./Telegrafi/
Ziraat Türkiye Kupası’nda çeyrek finale yükseliyoruz. ?
Onvo Antalyaspor 1-2 Beşiktaş ?#ANTvBJK [1-2] pic.twitter.com/YKaRiG0nZK
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 25, 2025
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...