Milot Rashica ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se i dëgjon para ndeshjeve këngët e artistit shqiptar Unikkatil për shkak se ato e motivojnë atë.
Anësori 22-vjeçar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të skuadrës së tij Werder Bremen duke zbuluar një mori gjërash, shkruan portali arbresh.info. Përveç se tregoi se dëgjon vetëm këngë shqip të zhanrit hip-hop dhe artistët kosovarë, reprezentuesi i Kosovës tregoi se motivohet nga njëri prej tyre.
“Unë kam një artist të veçantë që më motivon mua”, ka thënë fillimisht Rashica kur është pyetur për këngën që dëgjon para lojës.
“Emri i tij është Unikatil, sigurisht ai vjen nga Kosova dhe jeton në SHBA. Ai është njëri nga artistët më të mirë në botë, mendoj unë. Unë i dëgjoj zakonisht këngët e tij para lojës”
Rashica, i cili ka shënuar dy gola brenda 11 paraqitje këtë edicion te Werder Bremeni në Bundesliga, zbuloi gjithashtu se MC Kresha është reperi i tij i preferuar./arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...