Sulmuesi i Napoli-t, Arkadiusz Milik ka zbuluar se është duke pritur që të hapet afati i janarit.
Polaku ishte i lidhur me kalimin të Tottenham-i dhe Roma, por në momentin e fundit dështoi gjithçka, transmeton portali arbresh.info.
Për Milik-un, ky vit ishte i çuditshëm dhe ndihet i lumtur që ka fituar trofeun e parë të karrierës.
“Ishte e çuditshme shkaku i pandemisë. Nuk kishim përformancat më të mira, ngase përfunduam në pozitën e shtatë”.

“Kaluam momente të vështirë dhe ndryshuam trajnerin. Pastaj kishte pushim shkaku i koronavirusit. Por, e përfunduam edicionin në stil të mirë dhe fitova trofeun e parë në karrierë”, deklaroi fillimisht ai.
26-vjeçari ka thën se është duke pritur afatin e janarit, meqenëse nuk është në planet e Gattuso-s.
“Tani do pres afatin dhe shpresoj që të kuptohem me klubin. Fizikisht jam mirë dhe kam stërvitur individualisht. Do luajë për Kombëtaren. Për tre muaj, forma ime nuk do ndryshojë”, përfundoi ai.
Milik thuhet se gjatë janarit mund të transferohet të Juventus-i./arbresh.info.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...