Milani thuhet se do të kërkojë nga lojtarët e tyre që të ulin pagën prej 20 për qind për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
Rossonerët njoftuan një humbje prej 195 milionë për sezonin 2019-20 muajin e kaluar dhe sipas La Repubblica ata janë ekipi i parë i Serie A që do të fillojë bisedimet me lojtarët e tyre duke kërkuar një ulje të pagave.
Në mars, lojtarët e Juventusit ranë dakord të ndërpresin një pagë kolektive, duke kursyer klubin rreth 90 milionë euro.
Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal ka paralajmëruar se ‘sistemi është afër shkatërrimit’, por qeveria thuhet se ka refuzuar të ndihmojë klubet e Serie A me një financim prej 600 milionë eurosh.
Prandaj, klubet italiane duhet të gjejnë një mënyrë alternative për të ulur kostot e tyre dhe Milani së shpejti do të fillojë bisedimet për të ulur pagat e lojtarëve me 20 për qind.
Edhe klubet e tjera thuhet se do të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen e afërt, pasi humbjet janë të mëdha.
Rossonerët janë gjithashtu në bisedime për të zgjatur kontratat e Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, kontratat e të cilëve do të skadojnë në fund të sezonit. /Telegrafi/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj