Milani transferon yllin e Premierligës

09:26 | 13 Mars 2018

Milani është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Sëansea, Ki Sung-yueng.

Ish anëtari i Sunderlandit besohet se ka arritur marrëveshje me rosonerët për një kontratë tre vjeçare, raporton Calciomercato.

Sipas Calciomercato, Milan e ka përcjellur mesfushorin që një vit dhe tashmë është bindur se është mesfushori i duhet për mesfushën e tyre.

Ki ka pasur oferta edhe nga klubet e Premierligës, por ai ka zgjedhur për Milanin, pasi është një klub i madh dhe që nuk refuzohet.

Vlen të theksojmë se Ki ishte transferuar në futbollin anglez nga Celtic në vitin 2012. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara