Fondi arab PIF është gjithnjë e më pranë blerjes së një pjese të aksioneve të Milanit. Raportohet kështu në median italiane, që bën me dije se mes përfaqësuesve të fondit saudit dhe kompanisë RedBird që zotëron kuqezinjtë, janë kryer tashmë disa takime.
I radhës dhe ai më i rëndësishmi do të mbahet këtë fundjavë në Arabinë Saudite, ku përfaqësues të RedBird, përfshi edhe Gerry Cardinalen, do të fluturojnë për të ndjekur nga afër garën e dytë sezonale të Formulës 1.
Në agjendë është një takim i nivelit të lartë, për të diskutuar sërish mbi kuotën e aksioneve që PIF dëshiron të blejë nga klubi kuqezi dhe mbi mënyrën e menaxhimit në të ardhmen.
Paraprakisht bëhet me dije se palët janë duke negociuar për një hyrje të moderuar të fondit arab, me jo më shumë se 25% të aksioneve dhe me një angazhim për të kontribuar në ndërtimin e stadiumit të ri.
Megjithatë arabët kanë kërkuar që të kenë mundësinë të shtojnë kuotën e tyre të aksioneve në të ardhmen, për të shkuar deri në blerjen totale të tyre brenda vitit 2030.
Ardhja e mundshme e fondit arab PIF do të shtonte ndjeshëm potencialin e Milanit, pasi bëhet fjalë për një fond të fuqishëm investimesh, që i ndryshoi shumë shpejt fytyrën edhe klubit anglez të Newcastle, duke afruar futbollistë me peshë menjëherë./ss
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...