Kampioni në fuqi i Italisë ka mposhtur rivalin e tyre të përbetuar në San Siro.
AC Milani është mposhtur 0 me 2 në takimin si nikoqir ndaj Juventusit të zhvilluar në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A pasditen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Gonzalo Higuain shkëlqeu në takimin 226-të kompetitiv të zhvilluar ndërmjet dy skuadrave duke realizuar dy gola. Sulmuesi argjentinas realizoi supergol në minutën e 23′ të takimit pas asistimit nga bashkëlojtari i tij në front – Paulo Dybala.
Megjithatë, reprezentuesi argjentinas mposhti sërish portierin Gianluigi Buffon duke shënuar për 0 me 2 në minutën e 63′ të pjesës së dytë.
Juventusi tani gjendet përkohësisht në krye të tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa AC Milani gjendet në pozitën e tetë e vetëm 16 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/oef4h
https://streamable.com/2iq63
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar