Pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Milanit po del të jetë shumë e fortë, ku kuqezinjtë edhe pse ishin në disavantazh u kthyen në fund.
Anglezët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë.
Në minutën e 9-të, Trent Alexander-Arnold u fut në zonë gjuan, ndërsa nga topi i devijuar pëson Mike Maignan (1-0).
Vetëm pak minuta më pas Ismael Bennacer luan me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuan Salah, por Maignan mbron goditjen e tij, dhe të një sulmuesi tjetër të Liverpoolit pastaj, transmeton telegrafi.
Milani u kthye furishëm në minutat e fundit, duke barazuar fillimisht me Ante Rebic, i cili shënoi pas asistimit të Rafael Leaos (1-1).
? Rebic with a killer finish to equalize #SempreMilanhttps://t.co/zfbgaiwXK8
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 15, 2021
Në minutën e 44-të, Milani ktheu gjithçka në favor, ku Brahim Diaz arriti të shënojë në portën e zbrazët, pas topit të kthyer nga Robertson (2-1).
Brahim Diaz Goal vs Liverpool.#Liverpool #LIVACM #ACMilan @ChampionsLeague pic.twitter.com/GzKMDu3MPQ
— Arnæb (@Arnauz_d) September 15, 2021
Deri më tani pamë një pjesë të parë të jashtëzakonshme, ku edhe pjesa e dytë pritet të jetë e tillë.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...