Milani raportohet të jetë i gatshëm për t’i ofruar Chelseas 8 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin Cesc Fabregas në merkaton e muajit janar të transferimeve.
“Rossonerët” janë përfolur shumë për transferimin e reprezentuesit spanjoll, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Maurizio Sarri dëshiron të mbajë atë në skuadër, por klubi është duke i ofruar atij vetëm një kontratë afatshkurtre.
Milani mund të nis negociatat nga janari e tutje, por do të dëshironte të nënshkruante me të në merkaton e transferimeve dimërore.
Bazuar në një raport nga ‘SportMediaset’, “Rossonerët” janë të përgatitur për të ofruar 8 milionë euro, megjithëse klubi anglez është duke kërkuar një shumë afër 12 milionë euro.
Megjithatë, në rast se “Diavolo” mund të bind Fabregasin për të nënshkruar një marrëveshje paraprake, ata mund largojnë lojtarët nga duart e “Bluve”./arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë