Milani duket se është i vendosur të mbajë në skuadër yllin e tyre, Rafael Leao.
Për sulmuesin portugez kanë shfaqur interesim edhe disa klube të tjera evropiane, por siç raportojnë mediat italiane, Milani është duke përgatitur nje super ofertë për Leao-n.
Gjashtë milionë euro në vit, plus dy milionë bonuse, thuhet se kjo do të jetë oferta e ‘Rossonerëve’ për lojtarin.
“Milani është gati të prezantojë një ofertë të rëndësishme për rinovimin e Leaos. 5-6 milionë euro fikse + 1 ose 2 të tjera bonuse për t’iu afruar 7 milionë eurove të kërkuara nga lojtari”, shkruajnë mediat italiane.
Leao tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Stefano Piolit. /arbresh.info/
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile