Milani është duke menduar t’i bëjë disa ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të janarit.
Rossonerët duan që në afatin kalimtar dimëror t’i largojnë disa lojtarë që nuk po kanë minutazh në këtë fillim sezon në Serie A.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Milani ka vendosur që në janar ta dërgojë në huazim mbrojtësin Matteo Gabbia.
Klubi italian pranoi oferta në verë për mbrojtësin e talentuar, por me rikthimin e afër të Mattia Caldaras nga lëndimi, Gabbia do të largohet.
Pescara ishte në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësin në këtë verë, e që edhe tani qëndrojnë të interesuar për transferimin e tij.
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...