Milani e ka nisur me barazim 2-2 sezonin 2024/25 në Serie A, duke u ndalur në San Siro nga Torino.
Malick Thiaw ishte fytyra tragjike e Rossonerëve në pjesë të parë, pasi realizoi auto-gol në minutën e 30-të.
Edhe pjesa e dytë ishte në një skenar të njëjtë, pasi pësuan golin e dytë.
Duvan Zpata u shërbye mjaft mirë nga Lazaro, duke realizuar për 2-0 në minutën e 68-të.
Vendasit tentuan të riktheheshin në lojë me disa ndryshime, ndërsa Alvaro Morata debutoi me gol, duke filluar ringjalljen në lojën e tyre.
Sulmuesi spanjoll ngushtoi epërsinë e rivalëve në 2-1, kur realizoi në minutën e 89-të.
Noah Okafor e shpëtoi Milanin nga humbja, duke realizuar për 2-2 në minutën e 90+6-të.
Në javën e dytë në Serie A, Milani do të përballet me Parman. /Telegrafi/
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...