Milani po përgatit një ofertë për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sipas burimeve pranë klubit, takimet mes palëve për të diskutuar transferimin janë planifikuar për javën e ardhshme.
Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit në korrik të vitit 2023, pasi u transferua nga Arsenali për 15 milionë euro. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Gjatë këtij sezoni, reprezentuesi i Zvicrës ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar 7 asistime.
Ndërkohë ‘Calciomercato’ raporton se Milani po shqyrton mundësinë që të përfshijë mbrojtësin Malick Thiaw në një marrëveshje shkëmbimi për të ulur koston e transferimit të Xhakës.
Bayer Leverkusen ka treguar interes për Thiaw prej kohësh, dhe kjo mund të jetë një pikë e favorshme në negociata për kuqezinjtë.
Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse Bayer do të pranojë një shkëmbim të tillë dhe se çfarë roli mund të luajnë tarifat shtesë në këtë marrëveshje të mundshme. /Telegrafi/
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...