Ish-ylli Jean-Pierre Pain beson se Milani duhet të sigurohet ta mbajë Paolo Maldinin në bordin e klubit, përderisa shton se kuqezinjtë janë në rrugë të mirë për t’u kthyer në majat e futbollit evropian.
56-vjeçari kishte luajtur në San Siro për dy sezone, mes viteve 1992 dhe 1994, dhe në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport foli për gjendjen aktuale të klubit, transmeton Gazeta Express.
“Ata duhet të kenë durim. Por, janë në rrugën e duhur. Ata duhet të kenë besim te lojtarët e rinj, për të cilët s’është e nevojshme të bësh shpenzime të çmendura”, ka thënë Pain.
“Nuk po mungojnë shumë gjëra në skuadër, skeleti është solid dhe me prurjen e dy apo tre lojtarëve të tjerë, Milani mund ta bëjë atë hapin e madh. Ndoshta edhe çmimet në treg do të bien pas kësaj krize”.
Ish-bashkëlojtari i tij, Zvonimir Boban, u shkarkua nga roli i tij si drejtor sportiv i klubit më herët këtë vit dhe Papin e theksoi se Milani nuk duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Maldinin.
“Mua më vjen keq për Bobanin dhe tani po lexoj se edhe Paolo mund të largohet. Maldini është Milani, nuk e kuptoj se si ata mund ta mendojnë të nisin diçka pa të”, shtoi Pain.
“Dhe mua më pëlqen trajneri Stefano Pioli. Unë duhet ta pranoj se nuk di shumë për trajnerin Ralf Rangnick, por të vijë një gjerman për të qenë trajner në Itali më duket pak e çuditshme”.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...