Brahim Diaz do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Kështu raporton La Gazzetta dello Sport, sipas të cilës, Milani ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Brahim Diaz.
Kjo e përditshme raporton se në marrëveshje është përfshirë një klauzolë e blerjes, çka do të thotë se Real Madridi mund ta kthejë Diazin kurdo që mendon se është gati të luajë në ‘Santiago Bernabeu’.
Tani është në dorën e Diaz që të vendosë nëse dëshiron të shkojë në Milan. Ish sulmuesi i Mnanchester City ka luajtur vetëm 21 ndeshje që nga viti 2019 kur iu bashkua Los Blancos. /Gazeta Express/
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit