Arbër Pajaziti, kryetari i komunës së Bujanocit ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku ka paraqitur të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen qytetarët shqiptar atje.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, ka theksuar se takimi me presidentin e Serbisë përfaqëson një përpjekje për të shqyrtuar dhe zgjidhur kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
“Gjatë një bisede të hapur, shpalosëm nevojat dhe kërkesat që janë me rëndësi për Bujanocin dhe qytetarët e saj. Kërkuam rritjen e mjeteve nga transferi qendror, rinovimin urgjent të dy shkollave shqipe, si dhe një mbështetje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm. Në aspektin e infrastrukturës, prezantuam edhe projekte të tjera, për të cilat u dakorduam që të detajizohen më tej me ministritë përkatëse. Po ashtu, u theksua se është çështje ditësh kur do të fillojnë disa projekte infrastrukturore në komunën tonë. Presidentit ia paraqitëm edhe qëndrimet tona të qarta lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe obligimeve të marra nga qeveria, ka shkruar Pajaziti në Facebook.
“Theksuam se është nevojë e domosdoshme përfshirja proporcionale e shqiptarëve në organet shtetërore, me theks të veçantë në polici. Si hap të parë drejt ndërtimit të besimit të ndërsjellë, propozuam njohjen e diplomave. Gjithashtu, trajtuam çështjen e ndjeshme të pasivizimit të adresave dhe mekanizmat jo vetëm për ndalimin e saj, por edhe për rikthimin e adresave të qytetarëve të prekur. U dakorduam se Bujanoci ka nevojë për investime në ekonomi dhe, në këtë drejtim, shkëmbyem ide rreth sektorëve që mund të gjenerojnë vende të reja pune. Diskutuam edhe për energjinë, veçanërisht për shtrirjen e gazifikimit edhe në komunën tonë”, tha Pajaziti.
Ndër të tjera, ai kërkoi nga Vuqiç edhe lejimin e hapjes së konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.
“Me Presidentin Aleksandar Vučić u pajtuam që çështjet e diskutuara duhet të kenë afat optimal të realizimit në praktikë dhe se duhet të vihen në dispozicion resurset e të gjitha niveleve të pushtetit. Në fund, u pajtuam që takime si ky i sotmi të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me praninë e ministrave nga kabineti qeveritar, si dhe pa pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë”, tha në fund Pajaziti./Arbresh.info
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...