Milani thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Sevillas, Luis Muriel.
Sulmuesi kolumbian është duke u lidhur tash e një kohë me një rikthim në kampionatin italian, Serie A.
Skuadra më e interesuar dhe më e mundshme për transferimin e Murielit thuhet të jetë Milani.
Sipas mediumit MilanNews.it, Milani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sevillan nga marrëveshja për transferimin e Andre Silvas gjatë verës.

Ky medium shpjegon se Rossonerët tashmë kanë rënë dakord për një huazim gjashtëmujor me mundësi blerje për ish-sulmuesin e Sampdorias.
Tani skuadra italiane dhe sulmuesi kolumbian thuhet se janë duke negociuar kushtet personale.
Megjithatë, kualifikimi i Ligës së Kampionëve do të ishte vendimtar në përcaktimin nëse Milani mund ta mbajë atë përgjithmonë.
Por, ka besim se Milani do të mundë Fiorentinën dhe Romën me nënshkrimin e Murieli, duke kënaqur dëshirën e Gennaro Gattuso për një sulmues që mund të luajë në qendër dhe anash.
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...