AC Milan është duke përgatitur kontratë të re për kapitenin Alessio Romagnoli.
Sipas Gazzetta dello Sport, “Rosonerët” janë duke punuar për ta blinduar qendërmbrojtësin, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2022, transmeton portali arbresh.info.
Data e skadimit është larg, mirëpo thuhet se Milan dëshiron t’i mbajë disa lojtarë, e listës i prijnë Romagnoli dhe portieri Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2021 dhe mund të nis negociatat me skuadrën e re dhe në qershorin e vitit të ardhshëm të transferohet si lojtar i lirë.
Milan preferon të bëjë ndonjë shitje dhe t’i mbajë dy yjet në skuadër, derisa primar për gjigantin italian është rinovimi me kapitenin./arbresh.info.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...