
Alvaro Morata
Raportet nga mediat spanjolle pretendojnë se Milan është në pozitë të mirë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan.
24-vjeçari u rikthye në ‘Santiago Bernabeu’ verën e kaluar pasi ‘Los Blancos’ aktivizuan klauzolën e riblerjes të përfshirë në marrëveshjen që e dërgoi atë te Juventusi, transmeton portali arbresh.info. “Rossonerët” kanë qenë duke kërkuar transferimin e reprezentuesit spanjoll në të kaluarën, por besohet se ai preferonte transferimin në Premierë Ligë.
Megjithatë, ‘Marca‘ raporton këtë mëngjes se Morata është duke u kërkuar shumë për transferim në ‘San Siro’, ku i është garantuar edhe një pozitë në formacionin startues.
Përveç kësaj, ai tashmë ka eksperiencë në ligën italiane dhe gruaja e tij, me të cilën janë takuar në Torino, është italiane. Mbetet të shihet nëse Madridi do të jetë i hapur për të shitur Moratan, por në rast se kjo ndodhë atëherë gjiganti spanjoll kërkon ende rreth 60 milionë euro./arbresh.info
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...