Rezultatet e dobëta në Serinë A, kanë sjellë largimin e përgatitësit atletik të Milanit, Emanuele Marra.
Kuqezinjtë janë duke menduar për zëvendësuesin e mundshëm të tij, ku në skenë ka dalë emri i përgatitësit atletik të Partizanit, Korrado Sakone.
Lajmi është bërë publik nga gazeta italiane “La Repubblica” ku thuhet se Sakone është një njohje e vjetër e Marko Fasones, pasi kanë punuar bashkë te Napoli në sezonin 2010-2012. Milani dëshiron ta afrojë përgatitësin e ri atletik para derbit me Interin, në mënyrë që skuadra të mos ketë mangësi në stërvitje.
Mesa duke oferta joshëse e kuqezinjve do të sjellë largimin e italianit nga Partizani, për të hedhur një hap të madh në karrierë në një skuadër prestigjoze si Milani. Në ditët e ardhme pritet të ketë dhe një takim mes drejtuesve të Milanit dhe përgatitësit të Partizanit për të vendosur rreth të ardhmes.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...