Me largimin e Olivier Giroud drejt MLS në Amerikë, Milan-i është në kërkim të një qendërsulmuesi.
Sipas raportimeve të medieve italiane emri më i pëlqyer dhe që ndiqet prej kohësh nga klubi “kuqezi” është ai i golashënuesit të dytë më të mirë në Europë, për sezonin që sapo u mbyll, Serhou Guirassy.
Megjithatë një transferim i tillë duke shumë i vështirë për të ndodhur, pasi sulmuesi i Stuttgart-it ka shumë adhurues në të gjithë Europën, e në veçanti në Premier League.
Guirassy mund të blihet lehtë pasi klauzola e lirimit të tij është 17.5 milionë euro, megjithatë mbetet për t’u parë se cili kampionat do të jetë zgjedhja e sulmuesit për të ardhmen, si dhe rroga që do t’i ofrohet, pasi tashmë dihet që forca monetare e klubeve angleze i mposht të gjithë të tjerët.
Megjithatë nëse lojtari i Stuttgartit do të dëshironte një eksperiencë në Serie A, Milan është i gatshëm për ta pritur në ekip./ss

Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...