AC Milan është i gatshëm t’ia rinovojë kontratën portierit Gianluigi Donnarumma për një kohë të shkurtër dhe me ulje pagese.
Kontrata momentale e italianit skadon në verë të vitit 2021, andaj “Rosonerët” duan t’ia rinovojnë në mënyrë që në vitin tjetër të mos e humbë, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, Milan i ka ofruar rinovim vetëm deri në vitin 2022 dhe ulje të pagesës nga 6 milionë euro në sezon në 5 milionë euro në sezon.

Donnarumma thuhet se është i kënaqur në “San Siro”, por nuk dihet nëse do pranojë këto kushte.
Juventus, PSG, Chelsea dhe Real Madrid mbesin të interesuar për 21-vjeçarin./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...