
Screenshot
AC Milan ka arritur një fitore të rëndësishme në “San Siro”, duke mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në kuadër të xhiros së shtatë.
Pas një pjesë të parë pa gola, sfida mori zjarr në etapën e dytë.
Fiorentina kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Robin Gosens shfrytëzoi një pasim të saktë dhe mposhti portierin kuqezi.
Reagimi i Milanit erdhi menjëherë. Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 63-të, Rafael Leão barazoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Pavloviçin. Portugezi, që ishte në super formë, do të vuloste edhe fitoren.
Në minutën e 86-të, pas një penalltie të fituar, Leão mori përgjegjësinë dhe shënoi saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë Milanit fitoren e pestë në kampionat.
Pas shtatë javësh, Milani kryeson Serie A me 16 pikë kurse Fiorentina është e 18-ta me tri sosh./Arbresh.info
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...