Milan ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat minimal 1-0 në derbin e xhiros së 10-të në Serie A ndaj Romës.
Roma e pati nën kontroll ndeshjen gjatë pjesës së parë madje edhe pati disa mundësi të mira por pa arritur të shënoj, shkruan Arbresh.info.
Derisa romakët nuk po realizonin, Milani gjeti golin në minutën e 39-të të takimit me anë të Pavlovicit pas një asistimi të Leaos.
Kështu ‘Rosonerët’ shkuan në epërsi prej një goli në pjesën e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Roma vazhdoi me iniciativën për të gjetur golin e barazimit. Madje në minutën e 82-të fitoi penallti.
Por nga pika e bardhë gaboi Dybala, ku portieri francez Mike Maignan e priti penalltinë.
Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gol dhe Milan arkëtoi tre pikë të arta, ku tashmë shkon në kuotën e 21 sosh, një më pak se lideri Napoli.
Edhe Roma ka po aq pikë dhe së bashku me Milanin ndajnë pozitat 3 dhe 4.
Milan sfidën e radhës e luan në udhëtim tek Parma, kurse Roma përballet me Udinesen./Arbresh.info
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...