Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar drejt Tuzllës për t’u përballur me Bosnje e Hercegovinën për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2024’.
Bosnja triumfoi të mërkurën në Prishtinë me rezultat 25-22, ndërsa Dardanët janë angazhuar që të bëjnë reagimin e duhur në sfidën kthyese.
Tifozët boshnjakë u bënë një mikpritje të bukur hendbollistëve tanë me një mesazh të shkruar në tribunat e palestrës ‘Mejdan’, shkruan telegrafi.
“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së Pavarur”, shkruante me shkronja të mëdha, ndërkohë që shfaqej edhe flamuri i Kosovës.
Para ndeshjes, lideri i mbrojtës sonë, Bujar Ramosaj, theksoi se do të jepnin maksimumin në këtë përballje.
“Në këtë fazë garash nuk ka ndeshje të lehta. Ka disa vjet që përballemi me top-kombëtare evropiane dhe e dimë që asnjëherë nuk është lehtë”, ka thënë ai mes tjerash.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...