Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka plane për të paktën katër nënshkrime të mëdha këtë verë.
Pavarësisht nëse ata do të kthehen në kompeticionin më të lartë evropian, Arteta synon të vazhdojë rinovimin e skuadrës dhe sipas raportimeve kërkon një tjetër katërshe lojtarësh kur të përfundojë sezoni.
Telegraph thotë se Arteta dëshiron të nënshkruajë me katër lojtarë, duke përfshirë dy sulmues, me Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah që të dy do të bëhen agjetë të lirë në fund të sezoni.
Trajneri i Arsenali ka thënë se do të mbajë bisedime me të dy lojtarët gjatë verës, port ani është një garë me kohën për t’u lidhr me marrëveshje të reja.
Largimet e tyre do të lënë një vrimë të hapur në departamentin ofansiv, pasi tashmë kanë lejuar Pierre-Emerick Aubameyang të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Diku tjetër, një mesfushor kreativ shtesë do të jetë në rendin e ditës, ndërsa një lojtar mbrojtës i krahut të majtë është gjithashtu një prioritet.
Sugjerohet që – si nënshkrimet e Ben White dhe Aaron Ramsdale verën e kaluar – lojtarët vendas do të jenë përsëri në krye të listës së tyre, me Arteta që shpreson të ndërtojë një bërthamë të fortë lojtarësh të rinj që do të jenë në gjendje të përmirësohen në klub për vitet e ardhshme./Arbresh.info
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit