Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mund të ketë gjetur qendërsulmuesin e tij të ardhshëm.
Gunners janë të dëshpëruar për të shtuar fuqinë sulmuese në ekipin e tyre gjatë verës.
Klubi londinez, i cili po konkurron për të përfunduar në top-katërshen e Premier League, shiti Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona në janar.
Ata gjithashtu po humbasin Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah në fund të këtij edicioni, për shkak të skadimit të kontratës së tyre.
Sipas “Blic”, sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic po shfaqet si objekti i Topçinjëve.
Ai është i disponueshëm për 25 milionë funte, ndërsa Reali gjithashtu do të ishte i gatshëm ta huazonte.
Jovic nuk ka arritur të rizbulojë formën e tij në Eintracht Frankfurt që kur u transferua te Los Blancos./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë