Ka vite që Mike Tyson është pensionuar nga boksi, por fuqia në grushtet e tij vazhdon të jetë ende.
Boksieri legjendar ka rrahur një person në avion, ku po udhëtonte drejt Floridas.
TMZ Sport ka publikuar videon nga rrahja që legjenda e boksit i bëri një të riu i cili po e ngacmonte vazhdimisht atë.
Gjithnjë sipas mediumit amerikan, personi i rrahur fillimisht kishte bërë një foto me Tyson, e pastaj vazhdimisht i fliste tek veshi dhe po e ngacmonte atë.
55-vjeçarin e tradhtuan nervat dhe është ngritur në këmbë duke e rrahur djaloshin i cili dukej i dëshpëruar pas disa grushteve që pranoi nga Tyson.
Njerëz të afërm me Tyson i kanë bërë të ditur TMZ Sports se personi që boksieri e goditi ka qenë i dehur dhe vazhdimisht e ka provokuar ish-kampionin e botës.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK