Trajneri i Torinos, Sinisha Mihajloviç, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Peskarës për mediat italiane, mes të tjerave komentoi edhe paraqitjen e mbrojtësit shqiptar Arlind Ajeti.
“Nuk ishte e lehtë as për Lukiçin dhe as për Ajetin. Por në përgjithësi jam i kënaqur. E dimë që ata mund dhe duhet të përmirësohen. Në përgjithësi ishim më mirë se kundërshtari dhe në qoftëse luajmë si sot deri në minutën e 75, nuk duhet t’i trembeni askujt, as dy transfertave që vështira që na presin. Po e shohim dritën në fund të tunelit, tani shpresojmë të dalim”, tha ai.
Ajeti debutoi javën e kaluar si titullar për Torinon dhe bëri një gafë që shkaktoi golin e barazimit 1-1 ndaj Empolit. Ndërkohë sot ai shënoi një gol dhe një autogol.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...