Sigal Prishtina ka organizuar konferencë për media, një ditë para debutimit në Ligën e Kampionëve, kundër ekipit bjellorus “Tsmoki-Minsk”, përcjellë arbresh.info.
Drejtori i klubit, Florian Miftari e ka vlerësuar këtë ndeshje si shumë të rëndësishme për klubin e Prishtinës dhe në përgjithësi basketbollin kosovar.
“Ekipi është i kompletuar. Gjithçka është gati. Do të ketë befasi dhe lojëra të ndryshme në këtë ndeshje historike. Është një ndër ndeshjet më të rëndësishme që nga formimi i klubit në vitin 1970. U bëj apel të gjithëve që të vijnë dhe të na përkrahin”, ka thënë Florian Miftari./arbresh.info/
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...