Mesut Ozil ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin atë me largim nga Arsenali gjatë verës duke thënë se ende beson se ata janë “njëri nga klubet më të mira në botë”.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka pasur vështirësi këtë edicion në Premierë Ligë dhe vazhdon të jetë në rrezik për të humbur kualifikimin në Ligë të Kampionëve për herë të parë në dy dekada, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët kryesor të skuadrës, përfshirë Mesut Ozilin dhe superyllin Alexis Sanchez, është thënë se mund të largohen në fund të edicionit aktual.
“Arsenali është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe Londra është një vend i mrekullueshëm për qenë, një qytet i mrekullueshëm për të jetuar”, tha Ozil për ‘Sky Sports’. “Ashtu siç e kam thënë në të kaluarën, ndihem rehat këtu. Jam i lumtur”
Ish mesfushori i Real Madridit dhe reprezentuesi i Gjermanisë është kritikuar ashpër për paraqitjet e tij këtë sezon./arbresh.info
Sulm me bombë në Moskë, raportohet vrasja e një gjenerali të...
Edon Sadriu rikthehet te Llapi
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksiden...
Shpërthen një depo fishekzjarrësh në SHBA
Cakolli: Afati 30 ditor e fut vendin në një krizë
Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn