
Mesut Ozil nuk është i domosdoshëm më për trajnerin Arsene Wenger
Mesut Ozil i ka dërguar një mesazh inkurajues tifozëve të Arsenalit derisa vazhdon rikuperimin nga lëndimi i marrë në gju.
Arsene Wenger ka thënë se ënjtja e këmbës e ka mbajtur reprezentuesin gjerman jashtë barazimit 0 me 0 të së dielës ndaj Chelseat në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info. Pasi mungoi edhe në ndeshjen e “Topçinjve” në mesjavë ndaj Doncaster Rovers në kuadër të Kupës së Ligës, disa filluan të frikësohen që lëndimi mund të jetë më i rëndë seç fillimisht pritej.

Megjithatë, Ozil ua ka larguar frikën tifozëve me një mesazh inkurajues përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.
“Duke përmbushur nevojën time për futboll me PES 20118. Mesuti i jetës reale do të rikthehet në fushë së shpejti”, ka shkruar mesfushori në foton e publikuar duke luajtur Pro Evolution Soccer 2018.
Duket që Mesut Ozilit i pëlqen më shumë PES sesa FIFA./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BZWckznBb8H/
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...