Steven Gerrard e ka kritikuar ashpër mesfushorin gjerman, Mesut Ozil, pas humbjes së Arsenal ndaj Stoke City, në javën e dytë të Premier Ligës angleze.
Arsenal u mposht me rezultat 1-0 si mysafir i Stoke, dhe sipas Gerrard, Ozil nuk ka bërë mjaftueshëm për ekipin, duke e quajtur madje atë edhe ‘pengesë’ në skuadrën e ‘Topçinjve’.
“Isha i frustruar, ai nuk jepte asgjë për ekipin, është e qartë se ai dëshiron vetëm posedimin e topit. Lojtarët e klasit botëror kthehen dhe i ndihmojnë bashkëlojtarët kur humb posedimi i topit, dhe kjo gjë nuk po ndodhte”, ka thënë Gerrard./Arbresh.info
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund