Patrice Evra ka shprehur zhgënjimin e tij me diskutimet e vazhdueshme rreth Kupës së Botës 2022 dhe vëmendjen që i është kushtuar fitores së Lionel Messit me Argjentinën .
Ish-mbrojtësi francez ka thënë se ishte shkruar gjithçka që t’i jepet trofeu i Kupës së Botës Argjentinës dhe Lionel Messit.
“Gjithçka ishte shkruar tashmë. Edhe francezët donin që Messi të fitonte”, vazhdoi ai, duke sugjeruar se narrativa e turneut ishte vendosur tashmë.
Ai vuri në dukje penalltinë e hershme në finale si një moment kyç që kontribuoi në këtë triumf të Argjentinës. “Penaltia në fillim… Personalisht, i them fat pasuesit të Deschamps”, shtoi Evra, duke theksuar besimin e tij se rezultati ishte pothuajse i paracaktuar.
Evra shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij me fokusin e vazhdueshëm në performancën e skuadrës që nga viti 2018, veçanërisht mënyrën se si njerëzit e kanë shqyrtuar paaftësinë e tyre për të fituar Kupën e Botës në 2022.
“Në rregull, ne nuk kemi fituar që nga viti 2018, por të gjithë e dimë se ata i dhanë Kupën e Botës Messit në 2022″, deklaroi Evra.
Komentet e Evra theksuan zhgënjimin e tij me mënyrën sesi arritjet e ekipit francez u lanë në hije, duke sugjeruar se faktorët e jashtëm luajtën një rol në rezultatin përfundimtar.
“Unë mendoj se është një mungesë e madhe respekti për Didier Deschamps,” tha ai, duke iu referuar diskutimeve rreth zëvendësuesve të mundshëm përpara Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...