Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij argjentinas kanë vazhduar përgatitjet për Kampionatin Botëror në Ciutat Esportiva Joan Gamper te Barcelona të mërkurën.
Në shtëpinë e së famshmes La Masia, skuadra e Jorge Sampaolit ka kryer stërvitjet edhe pse në kushte të mjerueshme në kryeqytetin katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë fotografuar duke kryer në shi disa stërvitje të lehta në mënyrë për të qëndruar të freskët para turneut që fillon pas një jave.
Të martën e kësaj jave, Argjentina anuloi miqësoren e tyre kundër Izraelit për shkak të presionit të madh politik para ndeshjes në Jerusalem.
Ndeshja në Jerusalem e paraparë të zhvillohet në stadiumin Teddy do të ishte e fundit për Argjentinën para edicionit të tyre në Rusi që nis nga 16 qershori./arbresh.info/

Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...