Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbuluar se nuk vjell më në fushë pas një përmirësimi të thjeshtë në dietën e tij.
30-vjeçari shkaktoi alarm kur u sëmurë gjatë ndeshjes miqësore të Argjentinës kundër Rumanisë në Bukuresht më 2014, pas të cilës ai rrëfeu se një gjë e tillë i ndodhte gjithmonë.
Messi volli vitin e kaluar në ndeshjen kualifikuese për Kupë të Botës Bolivisë, pas të cilës trajneri i atëhershëm i tij, Alejandro Sabella, tha se i kishte ndodhur për shkak të nervozes.
“Nuk e di se cka kam ngrënë por kam ngrënë keq për shumë vite”, ka thënë Messi për TV La Cornisa.
“Në moshën 22, 23 vjeçe haja çokollatë, alfajores [biskota të mbushura të Amerikës Jugore], pije të gazuara. Tani ha mirë: peshk, mish, perime dhe sallatë. Ha në mënyrë të organizuar dhe kujdesshme. nganjëherë pi edhe nga pak verë, ama nuk është problem”, ka thënë Messi.
“E kam vërejtur ndryshimin te vjellja. Më thoshin se mund të ndodhte për shkak të shumë gjërave, por përfundimisht ndryshova dhe nuk ndodhi më”, shtoi Messi
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...