Superylli argjentinas, Lionel Messi ka shënuar 2 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim në triumfin 3-2 të Inter Miamit ndaj DC United.
Messi, golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 66-të duke u shërbyer nga Jordi Alba. “La Pulga” realizoi edhe në minutën e 85-të, tani me asistimin e një tjetër ish-bashkëlojtari edhe te Barcelona, Sergi Busquets. Messi u përfshi në gol edhe në pjesën e parë duke asistuar për Allenden, që zhbllokoi rezultatin.
Në Konferencën lindore të MLS, Inter Miami radhitet në vendin e 6-të me 52 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjeve të luajtura.
Messi ndërkohë kryeson listën e top golashënuesve me 22 gola, teksa ka asistuar edhe për shokët e skuadrës në 13 raste./Klankosova.tv
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot